Sunday, October 5, 2014

Aksident pran? Selanikut, vdesin 4 persona, shkat?rrohen 38 ...



aksidseaniikGREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në rrugën ‘Egnatia’ në Greqi, pranë nyjes që lidh qytetin e Verias me Selanikun. Në aksidentin ku u përfshinë mbi 38 makina, 4 persona humbën jetën’ ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.


22 të plagosur ndodhen në spital dhe sipas informacioneve, shumë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.


Nga përplasja shumë prej mjeteve u përfshinë në flakë dhe dëshmitarët thonë se një grua u dogj e gjallë brenda në makinën e saj. Aksidenti ndodhi kur një trajler duke ecur me shpejtësi goditi disa nga makinat, duke shkaktuar përplasjen në seri.


Mësohet se shoferi i kamionit u arrestua afër Verias. Greqia është zi për shkak të viktimave të këtij aksidenti të rëndë, ndërsa policia po kryen hetimet.






Source:


http://ift.tt/1nVPtoS






The Late News from http://ift.tt/1lMSeED