Sunday, October 5, 2014

Filluan aplikimet për “PreFoto” 2014 | Presheva Jonë



Pas sukseseve të arritura, “PreFoto” është në edicionin e katërt të tij.


“PreFoto” – është konkursi i parë ndërkombëtar i llojit të vetë, i organizuar në Luginën e Preshevës.


pre-foto_1Ky konkurs, si objektiv parimor ka vlerësimin e punës apo proklamimin e të fotografuarit, gjegjësisht të vlerësohet ana profesionale e asaj fotografie.


“PreFoto” do të mbahet gjatë muajit nëntor, ndërsa data e fundit për dorëzimin e fotografive nga ana e të interesuarve do të jetë deri më 20 tetor 2014.


Andaj, ndjehuni të lirë të konkurroni dhe ta vëni vetën në garë me fotografi nga e gjithë bota.


Fituesit e çmimeve të para, si dhe ai i çmimit special do të shpërblehen nga organizatorët e këtij konkursi.


Informatat për aplikuesit në Konkursin Ndërkombëtar “PreFoto”2014:


Tema: E Lirë


Lloji: Bardh & Zi ose Color


Sasia: vetëm një foto


Formati: Digital, JPEG


Dimensionet mbi 300 DPI


Pjesëmarrja: Gratis


Fotografia të emërtohet (t’i vihet një titull)


Fotografitë mund t’i dërgoni në e-mail : pre-foto@hotmail.com


Adresa : Edoni Color rruga Sava Kovacevic bb Preshevë, 17523 Serbia


Afati i fundit për dorëzimin e fotografive: 20.10.2014





Source:


http://ift.tt/1tpRUfJ






The Late News from http://ift.tt/1lMSeED